Bashkia e Durrësit ka publikuar pasditen e sotme në rrjete sociale një sërë punësh në infrastrukturën rrugore që po kryhen gjatë kësaj kohe nga Ndërrmarrja Rruga, në shumë lagje të qytetit dhe njësi administrative.

Po ndërsa pushteti lokal shkruan në njoftim se “kjo është një pjesë e punës së përditshme të Bashkisë së Durrësit në shërbim të qytetarëve”, pikërisht këta të fundit kanë shpërthyer në komente, ku rendisin disa nga problematikat kryesore sipas tyre kryesisht në insfrastrukturë në zona të ndryshme të qytetit.

“Po zgjeroni trotuaret per te vene karrige beni gjen me kryesore kalimin me bicikleta se po i humb vlera bicikletave sa me shume rruge per bicikleta aq me pak do kete trafik me makina”,- shkruhet në një koment.

“Rruga spitall -shenavlash katastrof…rruga rrethrrotullimi ne shenavlash-sektor rinia rrezik jete ..nuk e di se ca pllaka trotuari nderroni ju po keto 2 rruge qe permenda jane teper kryesore per Durresin”,– shkruan një tjetër qytetar.

“keni len pas dore asfaltimin e ruges tek banesat sociale seksioni 3 ke aiba ruga rethe e pereth pallateve ka nevoj per reabilitim coft dhe me cakull po shum i domesdoshem asfaltimi pasi dimrit nuk kalojn dot as femijet per ne shkoll nga pellgjet e ujit qe mblidhen ndaj kushtoini vemendje pallate jan ndertuar ne 2017 faleminderit”,– ngre shqetësimin një qytetar.

“Shikoni sa mrapa jeni???? Ne 2020 ju mereni akoma me rruget pjeserisht.
Bota ka 100 vjet qe ka gjet rrugen me shku ne mars dhe nuk rrin tu be foto e propagand ndersa ju me 300 metrra rruge beni sikur ca keni ber. Lat nam o bo Durresi si ceceni ne ate gjendje e keni katandis ngelet tu u pasuru cdo mandat.ishalla zoti me degjon fjalen ilace i hengshi se keni mira familje ne mjerim dhe as kush nuk do te ja di per to por vec per taksat e tyre”,
– ironizon një tjetër qytetar në komentin e tij.