Bashkia e Durrësit njofton se po vijon me intensitet punën për mirëmbajtjen e infrastrukturës në të gjitha njësitë administrative.

Përmes dy postimesh në rrjete sociale, institucioni i pushtetit vendor rendit disa nga punimet që po bëhen nga Ndërrmarrja Rruga në akse të ndryshme rrugore si dhe për riparimin e sistemit të ndriçimit.

Në fundjavë, pritet të përfundojë asfaltimi i aksit nga kryqëzimi i Ariut deri në Perlat, që u shërben 15 mijë banorëve të kësaj zone.

“Ndërmarrja Rruga po kryen asfaltimin e rrugës nga kryqëzimi i Ariut deri në Perlat në njësinë administrative Sukth. Kjo rrugë e gjatë 1.3 kilometra që i shërben 15 000 banorëve dhe fermerëve të këtyre zonave do të jetë e përfunduar në fundjavë.”– shkruan bashkia në rrjete sociale.

Ndërkohë, riparime po kryhen edhe në shumë rrugë të qytetit bregdetar.

“Ndërmarrja Rruga vazhdon punën për mirëmbajtjen e segmenteve rrugore dhe ndriçimit.
Është rikonstruktuar i gjithë trotuari prej 300 m2 në rrugën “Fetah Bllaca”, janë kryer riparime të shumta në rrugët: Jahja Ballhysa, Neki Libohova, Abaz Çelkupa, Stefan Kaçulini, Mikëpritja Durrsake, Lazer Murati, Asti Gogoli, Bajram Tusha, Bulevardi Epidamn,etj.

Njëkohësisht me qytetin vijon puna edhe në njësitë e tjera administrative. Ka përfunduar rehabilitimi Urës së Bojës në Njësinë Administrative Sukth dhe vijon puna në segmentin Kthesa e Ariut-Kryqezimi Perlat – Rrushkull.
Paralelisht po punohet edhe në rrugen kryesore të Sukthit me riveshje të disa segmenteve dhe mbushjen e gropave në 9 km gjatesi.

Kjo është një pjesë e punës së përditshme të Bashkisë së Durrësit në shërbim të qytetarëve”,- njofton bashkia.