Bashkia e Durrësit ka publikuar emrat e fituesve të konkurseve për plotësimin e vakancave në 10 vende të lira pune, kryesisht si specialistë në drejtori të ndryshme.
Ajo që bie në sy është se për pozicionet e specialistëve, ku pati dhe shumë kandidatura janë shpallur fituesit, ndërsa për tre drejtoritë kryesore në bashki, konkursi nuk ka prodhuar fitues.
Për pozicionin Drejtor pranë Drejtorisë Ekonomike nuk ka pasur kandidatë për konkurim, ndërsa për dy drejtoritë e tjera, atë të Burimeve Njerëzore dhe Drejtorinë e Turizmit nuk ka kandidatë fitues, megjithëse për këto dy vende kandidonin dy kandidate që aktualisht punojnë në bashki, Nikoleta Rusha dhe Pranvera Gagami.
Ndërkohë, sot është zhvilluar konkursi për Drejtori i Drejtorisë së Punëve Publike ku kandidonte Ardian Iljazaj, si kandidat i vetëm. Nuk dihet nëse komisioni do ta shpallë fitues apo kjo drejtori e rëndësishme, që më parë drejtohej nga kryebashkiakja në detyrë Emiriana Sako, do të mbetet sërish pa titullar.
Më poshtë po publikojmë të plotë listën e fituesve të vendeve të lira të punës në bashki:






