Bashkia e Durrësit ka zbardhur emrat e fituesve të konkursit të zhvilluar dy ditë më parë për dy poste vakante. Dy kandidaturat janë shpallur fituese në konkurimin për lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë. Fituesit priteshin që në fillim të ishin Adnand Toҫila dhe Jetmir Kurti, pasi konkuronin të vetëm për secilin vend të lirë pune.
“Në zbatim të nenit 26 pika 4 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM nr. 243, datë
18.03.2015 i ndryshuar “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në
kategorinë ekzekutive”, VKM nr 242 date 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në
kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar,
Kandidatët fitues në konkurimin e dates 04.08.2021 për lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë:
Ngritje në detyrë për pozicionin Drejtor pranë Drejtorisë Projekteve dhe Infrastrukturës Publike
Z. Adnand Toҫila
Lëvizje paralele për pozicionin Specialist Sektori i Projekteve Publike pranë Drejtorisë Projekteve
dhe Infrastrukturës Publike Z.Jetmir Kurti“,- njofton bashkia në faqen zyrtare.