Bashkia e Durrësit shpall komkursin e hapur për përzgjedhjen e operatorit në linjës urbane Durrës-Plepa-Durrës.
Në një njoftim në faqen e saj zyrtare, Bashkia njofton se konkursi do të mbahet në datë 20 maj, ora 12.00. Bashkia ka bërë publike edhe kriteret e tenderit, ndërkohë që dokumentacioni përkatës duhet të dorëzohet pranë zyrës së marrëdhënieve me publikun.
Nga ana tjetër, bie në sy se në shkresën zyrtare, ku jepen të gjitha detajet teknike për tenderin në fjalë, zyrtarët e bashkisë kanë harruar të vendosin nr e protokollit dhe datën kur është përpiluar dokumenti në fjalë. Të dhëna këto të domosdoshme në shkresat zyrtare (siç mund ta shihni në foton në fund të shkrimit)!
Në këtë link gjeni të gjithë dokumnetacionin përkatës dhe kriteret për pjesëmarrjen në konkurs: https://drive.google.com/file/d/1KiUKSPIZh89BUUz5O0OkMhXWP7-fUn8q/view





