Pas rreth 10 muajsh pa Drejtor Ligjor, bashkia e Durrësit hap konkursin për përzgjedhjen e kandidatit për këtë post të rëndësishëm.
Detyra e Drejtorit Ligjor mbahej deri në fillim të këtij viti nga Dalina Bucaj, e cila pasi u shpall fituese e konkursit të zhvilluar për përzgjedhjen e drejtorit rajonal të Tatimeve Durrës dha dorëheqjen.
Në njoftimin e publikuar në ëeb-in e bashkisë Durrës ftohen të gjithë kandidatët e interesuar të paraqesin dokumentacionin e kërkuar.
Afati për dorëzimin e dokumentave për dy procedurat LËVIZJE PARALELE dhe NGRITJE NË DETYRË është data 27/11/2020.
“Të gjithë informacionet për fazat dhe procedurat e konkurrimit, përfshirë vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin nga jashtë shërbimit civil do të publikohen në vazhdimësi, ndaj të gjithë kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen zyrtare të Bashkisë Durrës”,– njofton institucioni i qeverisjes vendore.
Kujtojmë se disa drejtori të rëndësishme në bashki si ajo e Burimeve Njerëzore, e Turizmit apo e Ekonomisë drejtohen nga të komanduar, pasi konkurset e zhvilluara dështuan në përzgjedhjen e një kandidati fitues për këto poste.





