Posti i Drejtorit të Burimeve Njerëzore në bashkinë e Durrësit ka mbetur vakant, që pas dorëheqjes së drejtoreshës Drita Zeneli, e cila e mbajti këtë post përgjatë 12 viteve të 3 mandateve të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.
Pas dorëheqjes së Zenelit, në këtë post kryebashkiakja Valbona Sako komandoi Ersenta Ferrën, e cila deri para se të caktohej në këtë post ishte pjesë e drejtorisë së Taksave vendore në bashki.
Rreth një muaj pas dorëheqjes së Zenelit, bashkia shpall konkursin për plotësimin e vendit vakant të Drejtorit të Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme Ligjore, Arsim Kulturore dhe Burimeve Njerëzore, në Bashkinë Durrës – kategoria II-B.
“Pozicioni më sipër, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.
PËR TË TRE PROCEDURAT (LËVIZJE PARALELE, NGRITJE NË DETYRË DHE PRANIM NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!
Afati për dorëzimin e dokumentave për: LËVIZJE PARALELE
07/10/2019
Afati për dorëzimin e dokumentave për: NGRITJE NË DETYRË
14/10/2019
Afati për dorëzimin e dokumentave për: PRANIM NGA JASHTË
14/10/2019”,– njofton bashkia e Durrësit.
Ndërkohë, të dhëna më të detajuara lidhur me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionin që do të aplikohet si dhe kushtet që duhen plotësuar nga kandidatët mund t’i gjeni këtu.





