Bashkia e Durrësit i bashkohet fushatës së ndërgjegjësimit në kuadër të Tetorit Rozë.

Institucioni i qeverisjes vendore është ndriçuar në ngjyrën rozë për të lëshuar një apel më shumë për qytetarët në kuadër të Tetorit Rozë, muaji i ndërgjegjësimit dhe luftës kundër kancerit të gjirit.

Përgjatë këtij muaji gratë dhe vajzat mund të bëjnë mamografinë falas pranë spitalit të Durrësit, ndërkohē që mjekët rekomandojnë kontrolle periodike për të parandaluar dhe kapur në kohë sëmundjen, që mund të rrezikojë edhe jetën.

I ftoj të gjitha nënat, vajzat, motrat që të bëjnë kontrollin mjekësor për të parandaluar këtë sëmundje.

Të mos shërbejë vetëm muaji tetor për depistimin e kancerit të gjirit por le të jetë një kujdes gjithë vjetor.” – shkruan në një postim në rrjete sociale kryetarja e bashkisë, Emiriana Sako.