Bashkia e Durrësit ka zhvilluar një ceremoni solemne me rastin e 81 vjetorit të çlirimit të vendit. Zv/kryetari i Bashkisë së Durrësit Elio Jani, kreu i qarkut Alfred Mullaraj, prefekti Emiljan Jani, deputetë, përfaqësues të organizatës së veteranëve, drejtues të tjerë të pushtetit vendor, perfaqesues te komuniteteve fetare dhe shumë qytetarë durrsakë kanë bërë homazhe për të rënët dhe kanë vendosur kurora me lule në Mauzoleumin e Dëshmorëve. Të gjithë të pranishmit kanë parakaluar përpara pllakave përkujtimore të heronjve dhe dëshmorëve të Durrësit. Të gjithë përulemi me respekt përpara veprës dhe kujtimit të atyre shqiptarëve patriotë, pjesa dërrmuese të reja e të rinj, të cilët luftuan me armë në dorë dhe sakrifikuan edhe jetën e tyre për lirinë e vendit. I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre.
Ata ngritën lart dinjitetin e një kombi të tërë në luftë kundër okupatorëve duke shkruar një ndër faqet më të ndritura të historisë së popullit tonë dhe duke e vendosur Shqipërinë në anën e frontit të madh të lirisë si aleate e koalicionit antifashist. Të rreshtuar krah forcave progresiste, shqiptarët dëshmuan trimërinë e tyre dhe dashurinë për lirinë. Durrësi ka qenë pjesë aktive e ngjarjeve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Edhe qyteti ynë ka dhënë kontributin e vet me pushkë dhe madje edhe me jetën e bijve e bijave të tij. Në këtë ceremoni u shpreh respekti dhe mirënjohja për banorët e Durrësit që u angazhuan në këtë luftë të rëndësishme të popullit tonë dhe që sakrifikuan deri jetën e tyre për lirinë e vendit.
Bashkia e Durrësit zhvillon ceremoninë solemne me rastin e 81 vjetorit të çlirimit të vendit
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Nga njollat e përhershme te dëmtimet e organeve/ Rreziqet e fshehura në kremrat për zbardhjen e lëkurës
Momenti kur rrufeja godet Burj Khalifan, gjatë stuhisë që kishte përfshirë Dubain
Shëndriti hap kutinë e Pandorës, kë çon ai në nominim
Skandali Epstein, Mbreti Charles përzë vëllain e tij ish-princin Andrew nga rezidenca





