Bashkia e Elbasanit ka përfunduar numërimin e votave në të gjitha qendrat e votimit, edhe për kryetar këshilli.

Në vend të parë rezulton Partia Socialiste 31.943 vota, e cila ndiqet nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” 14.545.

Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë ka marrë 944 vota
Partia Republikane Shqiptare ka marrë 614 vota
Partia Lëvizja e Legalitetit 786 vota
Partia Demokracia Sociale 1470 vota
Partia Socialdemokrate 1541 vota
Partia Demokratike 8354 vota
Aleanca Progresiste L.ZH.K 714 vota
Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet 1206 vota
Bindja Demokratike 447 vota
Partia Balli Kombëtar 356 vota
Partia e Gjelbar 1240 vota
Partia Ora e Shqipërisë 218

Shtatë bashkitë e qarkut të Elbasanit u fituan nga Partia Socialiste.

Gledian Llatja i PS i cili ka drejtuar bashkinë Elbasanit 4 vitet e fundit ka fituar me 7721 vota diference ndaj kundërshtarit te tij te koalicionit “Bashke Fitojmë” Luçiano Boci.

Ky i fundit la mandatin e deputetit për të garuar për bashkinë e Elbasanit. I konsideruar një figurë e fortë politike, gara në Elbasan u mendua se do të mbyllej me diferencë të vogël mes kandidatëve, por hamendësimet rezultuan jo të sakta.

Për herë të parë Elbasani votoi në mënyrë elektronike çka bëri për rreth 1 orë të mësohej rezultati.