8 gusht 2013 – Festën e Fiter Bajramit Bashkia e Kavajës ka zgjedhur ta festojë me një element më shumë me qytetarët e saj duke servirur tortën e Bajramit, pas faljes së namazit të kësaj dite.Pastiçierët kanë përgatitur një tortë 25 metra të gjatë. Kjo ëmbëlsirë e sjellë për këtë rast ka qenë e dimensioneve jo të zakonshme. Për këtë festë ka përcjellë urimin e tij dhe kreu i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, që ishte edhe i pranishëm në momentin e shpërndarjes së tortës.
“Uroj të gjithë besimtarët e Kavajës, të gjithë myslimanëve, gëzuar Fiter Bajramin, paqe, begat dhe lumturi në familjet e tyre”, uroi Elvis Rroshi.





