20 qershor 2015 – Janë 233 227 votues që nesër do të votojnë për të zgjedhur kreun e Bashkisë së madhe të Durrësit.

Në të gjithë territorin që administrohet nga bashkia janë hapur 310 qendra votimi të ndara nga gjashtë njësi administrative, të cilat janë:

  • Durrësi,      me   165 868 votues
  • Sukthi        me      19 634 votues
  • Ishëm        me         6 428 votues
  • Rashbull   me       21 396 votues
  • Katund i Ri me    11 467 votues
  • Manëz           me    8 433 votues
  • Sukth,         me     19 634 votues

Ndërkohë një qendër votimi është vendosur edhe në godinën e paraburgimit, ku nga 334 të burgosur, janë përfshirë në listat e votimit 293 persona.

Në prefekturën e Durrësit e cila po monitoron situatën nga afër mësojmë se e gjithë baza materiale e nevojshme për një proces korrekt pritet të shpërndahet gjatë ditës së sotme në të gjithë qendrat e votimit, ndërsa në funksion janë vënë 4 KZAZ. Në Qarkun Durrës për të monitoruar zgjedhjet dhe ruajtur qendrat e votimit janë angazhuar 373 punonjës policie, 172 prej të cilëve do të angazhohen në territorin e bashkisë Durrës.

Në territorin e bashkisë së re gjenden tre qytete, Durrës, Sukth dhe Manëz si dhe 39 fshatra.

 

Komisionet Zonale

KZAZ 22, numri i votuesve 55 mijë 313, QV 68

KZAZ 23, 56 mijë 653 votues, QV 73,

KZAZ 24, 53 mijë 102 votues, QV 73

KZAZ 21 Sukth 67 mijë 360 votues, QV 96

 

Në Bashkinë e Durrësit në 2011, nga 153 187 mijë votues, votuan gjjithsej 63 mije e 153 persona ose 42% e votuesve ne lista. Nga rezultatet u shpall fitues kandidati i majtë, Vangjush Dako me 3583 vota më shumë përkundrejt kandidadtit të djathtë Ferdinand Xhaferraj.

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”