2 qershor 2015 – Për herë të parë, sezoni turistik nuk hapet në qytetin e Durrësit, por në Gjirin e Lalëzit. Kryebashkiaku Vangjush Dako, i cili synon mandatin e tretë të bashkisë së madhe, tha se zona e Ishmit dhe plazhet e Gjirit të Lalëzit janë model i zhvillimit të turizmit. Dako ka shfrytëzuar këtë ceremoni për fushatën e tij elektorale, ndërsa premtoi që në fillim të mandatit të ardhshëm do të nisin punimet për ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura në Gjirin e Lalëzit. Me ndryshimet territoriale, zona turistike nuk i përket më komunës Ishëm, por Bashkisë së Durrësit. Ndërkohë, bashkë me ministrin Blendi Klosi kanë deklaruar se do të hapet një shkollë profesionale, vetëm për turizmin.

 

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”