Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana ka qenë vetë i pranishëm në aksionin që është marrë në qytetin e Shijakut për pastrimin dhe dezinfektimin e koshave.

Ai është shprehur se falë qeverisë shqiptare dhe Kryeministrit Rama mbetjet e qytetit të Shijakut do të depozitohen në landfillin e Sharrës.

Ai ka theksuar se përpjekja për të pasur një qytet të pastër është maksimale. “Menaxhimi i situatës me mbetjet urbane ka qenë një sfidë që falë këmbënguljes tashmë po gjen zgjidhje.”– është shprehur Arbana në një postim në rrjetet sociale.