DURRËS, 20 tetor 2014 –Në fund të viteve 80-të të shekullit të kaluar ndër masat gjysmake, që mori diktatori Alia për zbutjen e thellë të krizës së sistemit komunist ishte edhe bërja e një “facelifting” Tiransë, Durrësit e ndonjë qyteti tjetër. Pallatet e ndërtuara vite më parë kryesisht me kontribut vullnetar u suvatuane u bojatisën me ngut. Një masë e tillë i bëri disi më të këndshme qytetet, por ndikimi ekonomik ishte zero. Për më tepër, kur kriza në strehimin e popullatës ishte acaruar maksimalisht, Ramiz Alia harxhonte fonde për suvatim banesash!!!

 Ed Rama në cilësinë e kryebashkiakut të Tiranës e ngriti në sistem “facelifting-un” e kryeqytetit. U suvatuan, urisuvatuan dhe u bojatisën me qindra pallate të shëmtuara të peridhës komuniste. Impakti ekonomik normalisht ishte zero, por deri diku një operacion i tillë i kushtueshëm i marëdhënieve me publikun mund të quhej i justifikuar. Duke i hequr Tiranës pjesërisht zhulin komunist dhe duke e bërë më tërheqëse për sytë e të huajve rrezatohej shpresë dhe optimizëm, gjë që fundi i fundit ishte dicka, që ia vlente barra qiranë. Kryebashkakët e majtë e kopjuan si majmunë modelin e suksesshëm Rama, duke bërë bojatisje, trotuare e lulishte nga Kucova në Ersekë, nga Fieri në Patoz. Në këto raste impakti ekonomik ishte tejet i kufizuar, përvecse vjedhjes së një pjese të fondeve të harxhuara përtë tillainvetime nga këta kryebashkiakë dhe veglat e tyre.

Kryebashkiaku Dako duke qenë më praktik dhe më me këmbë në tokë ( është diplomuar si inxhinjer jo si mësues vizatimi), projektin e suksesshëm Rama po e zbaton disi më ndryshe, duke pasur parasysh edhe impaktin ekonomik. Krahas projekteve të kushtueshmë tip fasadë por jashtëzakonisht estetike për syrin e njeriut si shëtitorja majë kodrave të Currilave apo amfiteatri buzë ujit te Bërryli, po ndërmerren edhe punë publike me impakt ekonomik, jo thjesht me efekt zbukurues për qytetin. Tipik është rikonstruksioni i rrugës për te Vila e Zogut, që do i japë një frymëmarrje të re tërë zonës,dukeua përmirësuar dukshëm jetën banorëve të viletave e gratacielave të kësaj pjese të qytetit. Projekt ky inagurimi, i të cilit mencurisht është planifikuar të përkojë më kulmin e fushatës së zgjedhjeve vendore. Projekti jashtëzakonisht i vonuar i rrugës paralele me ish Rrugën Skënderbeu, brenda ish territorit të APD Durrës, ka  me të vërtet një impakt ekonomik domethënës për qytetin. Kjo rrugë e re realizon një shfryrje të trafikut në periudhat pik, verë dhe pushimet e dimrit, kur popullsia e Durrësit shumëfishohet nga turistët dhe emigrantët e kthyer për pushime. Një projekt i tillë rrit vlerën e pasurive të patundshme nga të dy anët e rrugës sidomos katet e para të banesave e të pallateve, të cilat me ndërtimin e rrugës bëhen ekonomikisht të vlefshme për aktivitete industriale e shërbimesh.

Kombinimi i projekteve “tangërdhikse”alla Ed Rama me “face-lifting” për qytetin me projekte të dobishme, që ndikojnë në jetën ekonomike të qytetit, është gjetje me të vërtetë e mençur nga Kryebashkiaku Dako, i cili me sa duket po synon për një mandat të tretë si qytetari Nr.1 i Durrësit. Madje, madje po i kushtohet rëndësi mikroinvestimeve, që nuk çojnë në prerje shiritash inagurimesh pompoze, për t’i hedhur hi syve miletit si me  inagurimet alla Velia të zyrave të punës, që në vend të punësimit shërbejnë për “rruajtjen” e fondeve për nxitjen e punësimit. Cep më cep në Durrës ka filluar një aksion i vërtetë për mbushjen me asfalt të gropave të rrugëve, përfshirë këtu edhe gropat e lëna pa asfaltuar nga punimet e kryera në vite nga Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Durrës, apo edhe nga firma të privilegjuara private, që merreshin me shtrimin e kabllove të televizioneve kabllorë. Një gjë e tillë në pamje të parë duket e vogël dhe pa rëndësi, por e kombinuar me vendosjen e kapakëve plastikë për pusetat në vend të atyre metalikë të vjedhur kohë më parë, çon në përmirësimin e qarkullimit të mijëra e mijëra mjeteve motorrike, që mbushin rrugët e Durrësit. Me pak shpenzime, pa bujë e dukje u kursehet shoferëve koha, karburanti e nervat, njëkohësisht pakësohet edhe ndotja e ajrit në qytet.

Në disa nga rrugët e Durrësit duke filluar nga Shëtitorja "Taulantia" e deri përtej “Dyqanit të Dylit” po bëhet zëvendësimi i poçave të djegur në shtyllat anës rrugëve, përfshirë dhe ato pedonale. Në pamje të parë edhe kjo është pako gjë, por faktikisht ka impakt praktik dhe psikologjik në jetën e durrsakëve, sidomos gjatë netëve të gjata të dimrit. Ndricimi i mirë i qytetit indirekt shërben edhe si një masë për luftimin e krimit të vogël, krimit të rrugës. Nuk ka nevojë të jesh specialist policie për të kuptuar se në rrugë të mirë ndricuara është më vështirë të kryesh vepra kriminale gjatë orëve të natës.

Në kushtet e thellimit të  krizës ekonomike, dhe e mosfillimit të realizimit të premtimeve elektorale të koalicionit të majtë ( kuptohet realizimit real, jo gjesteve propagandistike, që të kujtojnë Dr. Gëbelsin), të tilla investime të bëra me mençuri e nikoqirllëk nga administrata Dako realisht kanë filluar të ndikojnë në përmirësimin sado pak të jetës së përditshme të durrsakëve.

/gj.th. agjencia  e lajmeve “Dyrrah”/