Bashkia Durrës ka publikuar në faqen e saj zyrtare emrat e dy fitueseve për pozicionin drejtor në dy institucione të arsimit parashkollor “7 Marsi” dhe “Neim Babameto”.
Drejtoresha e re e kopshtit “7 Marsi” është Zj.Esmeralda Tarja, ndërsa e kopshtit “Neim Babameto” është Zj.Valdete Thermija.
Për secilin nga kopshtet ishin 4 kandidate në garë dhe “DurrësLajm” mëson se në bazë të kompetencave që i jep ligji, përzgjedhja e atyre fituese u bë nga kryetarja e bashkisë, Emiriana Sako.
Njoftimet:
NJOFTIM PËR SHPALLJE FITUESI
Bazuar në Vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për Drejtues të Institucionit
Arsimor Kopshti “7 Marsi”, si dhe në Vendimin nr. 92, 7141/4 prot. datë 13.10.2022, “Për
shpallje fituesi” ,
Fitues për pozicionin Drejtor pranë Kopshtit “7 Marsi” është Zj.Esmeralda Tarja.
NJOFTIM PËR SHPALLJE FITUESI
Bazuar në Vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për Drejtues të Institucionit
Arsimor Kopshti “Neim Babameto”, si dhe në Vendimin nr.88 datë 05.10.2022, “Për shpallje
fituesi” ,
Fitues për pozicionin Drejtor pranë Kopshtit “Neim Babameto” është Zj.Valdete Thermija.





