Bashkia e Durrësit njofton përfituesit nga programi i rindërtimit, se shorteu publik për shpërndarjen/caktimin, midis përfituesve nga procesi i rindërtimit, i banesës banesës kolektive nr. 1&3 Rruga “Lura”, dhe nr. 15&23 rruga “Ahmet Dakli”, Njësia Administrative nr.5, Durrës do të zhvillohet më datë 18.06.2024 në sallën e Pallatit të Kulturës “ , duke filluar nga ora 10:00.

Nëpërmjet këtij njoftimi thirren të gjithë përfituesit sipas listës bashkëlidhur.

Mosparaqitja në këtë shorte e personave përfitues i heq të drejtën e ankimimit apo pretendimeve lidhur me rezultatet e këtij shorteu publik.

Personat përfitues në pamundësi për të qenë pjesmarrës në këtë shorte publik mund të
përfaqësohen me prokurë.

Në këto raste zbatohen dispozitat ligjore të përfaqësimit.

Lista e personave përfitues:

Shorteu i zhvilluar nga bashkia Durrës do të bëjë me shtëpi të re 135 familje, banesat e të cilëve u dëmtuan rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe u rindërtuan në kuadër të procesit të Rindërtimit.