Sot para Bashkisë Durrës u zhvillua një protestë tjetër, ku qytetarët shprehën pakënaqësitë e tyre për menaxhimin e situatës nga bashkia.
Disa protestues ironizuan situatën, duke thënë se “po të kishte edhe birrë falas në shesh, njerëzit do të kishin dalë, sepse për protestë nuk dalin”. Një qytetare tjetër u shpreh se bashkia paralajmëroi për erën, por nuk paralajmëroi për përmbytjet.
Edhe pse reshjet e shiut pothuajse kanë ndaluar, uji akoma nuk është larguar nga disa zona. Situata më kritike paraqitet në Njësinë Administrative Sukth dhe Katund i Ri, ku lumi i Erzenit ka dalë nga shtrati dhe një pjesë e banorëve është evakuuar.
Qytetarët kërkuan veprime më konkrete dhe të menjëhershme nga institucionet për të parandaluar dëmet në banesa dhe biznese.





