Ashtu siç e dinë të gjithë, kryeministri i vendit, Edi Rama pritet të mbajë një takim me qytetarët e Durrësit në kuadër të turit “Bashkia që duam”.

Prej mëngjesit të sotëm, qyteti gumëzhinte nga “zhurma” e punonjësve të bashkisë të cilët nxituan të pastrojnë sheshin "Liria" e të heqin lodrat për të vendosur karriket ku socialistët do dëgjojnë fjalimin e Ramës, me hir e me pahir!

Mirëpo pak minuta para se të nisë takimi, rrugët kryesore të Durrësit janë bllokuar, nuk lejohet qarkullimi i automjeteve. Zakonisht në këtë orar, rrugët e qytetit janë goxha të frekuentuara e me gjallëri pasi është koha kur njerëzit mbarojnë punën, ndërsa sot ndodh e kundërta…

Qetësi e boshatisje nga makinat që nuk ndodh të jetë në ditë të tjera në Bulevardin “Epidamn”, ku ka edhe prezencë të efektivëve, apo në sheshin Pranvera.