Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana ka reaguar pas denoncimit të bërë nga një subjekt politik për djegien e mbeturinave në Shijak.

Në një postim në Facebook ai shkruan:

Bashkia Shijak, duke u nisur nga një denoncim i bërë nga një subjekt politik, mori masa të menjëhershme për shuarjen dhe vënien në kontroll të situatës së zjarrit të krijuar.

Disa njerëz të papërgjegjshëm i kanë vënë zjarrin disa shkurreve dhe një kontieneri.

Politikat tona mjedisore janë gjithmonë në nxitje të ruajtjes së mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve, për këtë reagimi ynë ka qenë i menjëhershëm pas denoncimit të bërë.

Publiku meriton t’i serviret ngjarja siç është në të vërtetë, jo siç pretendohet të jetë, për të tentuar të prishni imazhin publik apo punën e palodhur të bashkisë, vetëm nga veprimi që kryen disa njerëz të papërgjegjshëm.

Shijaku është vendi ku jetojmë çdo ditë dhe rrisim fëmijët tanë, ndaj kurrsesi nuk mund të lejojmë të kryhen veprime në dëm të mjedisit.

Detyra ime është të mbroj interesin më të lartë të banorëve të Shijakut dhe të dënoj çdo veprim që del kundra këtij interesi të përbashkët për të pasur një qytet sa më të pastër dhe me cilësi të jetuari.

Ku ka vullnet, ka zgjidhje!