TIRANE, 31 tetor 2013– Kuvendi dha sot pëlqimin për emërimin e Bashkim Dedjas në krye të Gjykatës Kushtetuese.

Në seancën e sotme Kuvendi miratoi me 126 vota pro, asnje kunder e asnje abstenim, dekretin e Presidentit Bujar Nishani.

Procesi i votimit të dekretit të Presidentit është kryesuar nga një komision i përbërë nga deputeti i PS-së, Armando Subashi, ai i PD-së, Arben Ristani dhe i LSI-së, Vangjel Tavo.

Gjatë votimit nuk morën pjesë 14 deputetë të cilët nuk ishin në sallë.

Kandidatura e Dedjas u votua me shumice votash ne Komisionin e Ligjeve, duke marre vote kunder nga deputeti i PS-se, Bashkim Fino.