Teksa ish-kryeministri, Sali Berisha, ndodhet në “arrest shtëpie”, vijojnë tentativat për të bashkuar opozitën.

Sipas News 24, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, kanë zhvilluar një takim informal disa ditë më parë, të iniciuar nga Agron Duka, ku kanë diskutuar mënyrën sesi mund të bashkohet opozita në një koalicion të vetëm.

Bëhet me dije se aleatët i kanë kërkuar Nokës dhe Bradhit bashkimin e PD në një logo të vetme, propozim ky që ka hasur në kundërshti nga Flamur Noka.

Sipas tyre bashkimi edhe me grupimin e Bashës maksimalizon votën e opozitës duke e bërë opozitën alternativë të plotë për zgjedhjet e 2025.

“Jam kundër kërkese për bashkimin me Bashën, s’bashkohemi me ata që nuk kanë bërë opozitë”, mësohet të ketë thënë Noka.