Ish-kandidati, Bashkim Fino, ka reaguar pas lajmit se gjykata nuk ka regjistruar zgjedhjet për president të FSHF-së.

Fino shprehet se kishte besim te drejtësia dhe ajo u shpreh sot, sipas tij duke mos e regjistruar Asamblenë Zgjedhore të datës 7.02.2018.

REAGIMI I PLOTË

Pasi konstatova dhe denoncova publikisht paligjshmërinë e funksionimit të FSHF, mënyrën se si i manipuluan zgjedhjet, duke futur persona të pautorizuar dhe shoqata te paregjistruara, bashkë me stafin tim, vendosëm të ndjekim rrugën ligjore.

Kisha besim te drejtësia dhe ajo u shpreh sot, duke mos e regjistruar Asamblenë Zgjedhore të datës 7.02.2018.

Përshëndes shpresën që dha sot drejtësia, që çdo manipulim, nuk do ketë sukses para ligjit.

Ky ishte një mesazh për të gjithë viktimat e këtij sistemi, që Armand Duka nuk ka për të pasur më sukses me metoda të paligjshme.

Procesi vazhdon edhe në KAS-in shqiptar dhe sidomos në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

Për një futboll të pastër dhe të drejtë!