Drekën e ditëlindjes së tij të 64-ërt, gazetari i njohur durrsak Bashkim Hoxha e ka festuar mes miqve të tij politikanë.

Në tavolinën festive të ditëlindjes së Hoxhës vihet re prezenca e presidentit aktual Ilir Meta dhe ish-presidentit Bamir Topi, kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ish-Ministrit të Mjedisit Lefter Koka, apo miqtë e tij të vjetër Gëzim Domi e Luan Jaupi.

Me karizmën që e karakterizon, Hoxha ka bërë bashkë në një tavolinë personazhe të njohur të politikës, pavarësisht ngjyrimeve partiake. Së bashku me miqtë e tij politikanë, ai ka zgjedhur ta kalojë drekën e ditëlindjes në ambientet e Vila Petani Mare. 

Dhe siç duket qartë në fotot që kanë mbërritur pranë redaksisë së DurrësLajm, nuk kishte si të mos mungonte edhe torta e ditëlindjes dhe urimi për gazetarin dhe dramaturgun e njohur durrsak.

Hoxha i nisi festimet e ditëlindjes së tij mes urimeve të miqve dhe të njohurve për të vijuar më pas me mbjelljen e 100 pemëve në Tiranë, i shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj.