“Asnjëherë të martën” është romani më i ri i shkrimtarit Bashkim Hoxha, një personalitet i shumë dimensioneve.
Ai rrëfen për “DurrësLajm” pak nga brumi i fundit artistik që ka patur në duar por që tani i takon lexuesit.

“Për të hequr kureshtjen, është një temë e ditës, është në atmosferën e kohës që jetojmë, raporti i individit me të sotmen, ashpërsia e kohës që kultivon individë të ashpër”..
Paralelisht një komedi e re ka përfunduar, ndërsa sipas Hoxhës diçka nuk po shkon siç duhet me institucionet kulturore në qytet.

“Në fakt kam gati një komedi të re , “Shkrimtarët e klubit të lagjes”, sigurisht dua që ajo të vihet në skenë por nuk e di se më cilin institucion do të komunikoj. Teatri i Durrësit kohët e fundit ka shumë pak premiera, mbështetet më shumë në shfaqjet e teatrove të tjera duke i quajtur ato bashkëprodhime, kur ka një trup me 12 aktorë dhe duhet të ketë produksionet e veta të mirëfillta. Me sa di unë këto vitet e fundit ka patur dy ose tre premiera, që është e shëmtuar, sepse në janar është edhe 70 vjetori i teatrit dhe nuk është mirë që ta presësh më kaq pak produksione një jubile të tillë të një teatri që dikur ka qenë i historisë së madhe”.

Krijimtaria artistike e Bashkim Hoxhës, ka qenë e pandalshme vitet e fundit, ndërsa mendimi i tij kritik sa vjen dhe bëhet më i drejtpërdrejt, për një qytet që me siguri meriton më shumë…

H.H.