Dita e tij nis vrullshëm, pasi është njeriu që prej 20 vitesh zgjon shqiptarët me emisionin e tij “Koha për tu Zgjuar” që transmetohet çdo ditë në Tv News 24, por nuk mjafton me kaq. Pasionin për gazetarinë, Bashkim Hoxha e ndan njëkohësisht edhe me punën e tij si drejtor i Teatrit të Durrësit “Aleksandër Moisiu” dhe po ashtu me librat, ndërsa pjesën tjetër e ka dedikuar për familjen e tij.
Në një rrëfim të sinqertë tek “Rudina” gazetari dhe shkrimtari i njohur tregon jetën e tij përtej ekranit, marrëdhënien me bashkëshorten dhe dy vajzat dhe pranon se puna e ka mbajtur shpeshherë larg tyre.
Hoxha thotë se e ka njohur bashkëshorten e tij 30 vite më parë në tren dhe që nga ajo ditë nuk janë ndarë më, por vetë zonja Mimoza nuk nguron t’i vërë në pah edhe të metat që ai ka.
“Bashkëshortja më mbështet, është gjithnjë pas kuintave. Puna më ka bërë të mungoj shpesh në shtëpi, por mirëkuptoemi”,- thotë ai.
“Ne jemi njohur në tren, midis Durrësit dhe Tiranës. Mimoza ka qenë studente, unë skenarist dhe kështu nisi historia jonë”,- rrëfen ai ndër të tjera.
“Profesioni i Bashkimit më bën ta ndjej shumë mungesën gjatë ditës. Kemi fat që jetojmë më Durrës dhe shfrytëzojmë pasditen për një shëtitje buzë detit. Kam fatin të jem e para që lexoj dorëshkrimet e tij. Ka raste që e kam gdhirë duke lexuar dorëshkrimet e tij, tregon ajo.
Mimoza shton se: “Bashkimi ka një të metë që se ka rregulluar në 30 vjet. Dua të jetë më aktiv në punët e shtëpisë i bëj vetë të gjitha, që nga pazaret…”.
E ndonëse kanë një jetë bashkë, ata nuk ngurojnë të flasin edhe për marrëdhënien që kanë me vajzat e tyre arkitekte, Anën dhe Ketin që zgjedhin gjithnjë fundjavën për tu bashkuar me prindërit.