Zyrtarët evropianë kanë refuzuar politikën e Brexit të shpallur nga Boris Johnson pas fjalimit të tij të parë për deputetët e Mbretërisë së Bashkuar.

Kryeministri i ri u angazhua për "heqjen e qafe" të backstop-it të kufirit irlandez, që ka zvarritur negociatat mes BE dhe Britanisë deri tani.

Kryenegociatori i BE për Brexit, Michel Barnier, tha se deklaratat e tij ishin të papranueshme. Johnson gjithashtu foli në telefon me Presidentin e Komisionit të BE-së Jean-Claude Juncker.

Juncker përsëriti qëndrimin e BE se marrëveshja e arritur e tërheqjes ishte më e mira e mundshme. Ndërsa shtoi se Komisioni do jetë i disponueshëm gjatë javëve në vazhdim nëse Britania dëshiron të zhvillojë bisedime.

Boris Johnson dha deklaratën e tij të parë në Dhomën e Përbashkët pasi që u bë kryeministër dhe premtoi daljen nga BE deri më 31 tetor.

Kufiri i Irlandës ka qenë një pikë kyçe në marrëveshjen e negociuar nga qeveria e Theresa May, por mosarritja në një dakordësi çoi në dorëheqjen e kryeministres.