7 liderët e Bashkimit Evropian kanë vendosur sot të fillojnë negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë.

BE gjithashtu i dha Gjeorgjisë statusin e vendit kandidat, pasi më parë i ishte mohuar kjo kërkesë.

“Një sinjal i qartë shprese për popullin e tyre dhe për kontinentin tonë,” tha Charles Michel, presidenti i Këshillit Evropian.

Për më tepër, BE “do të hapë negociatat me Bosnje dhe Hercegovinën pasi të arrihet shkalla e nevojshme e pajtueshmërisë me kriteret e anëtarësimit”, u njoftua.