LSI vijon kritikat pas shpalljes së qeverisë “Rama 2”. Ish-kreu i LSI-së, Petrit Vasili me anë të një shënimi në faqen e tij në “Facebook”, teksa e quan Ramën kryeministri shkollëpak, e quan një injorancë të frikshme bashkimin e dy ministrive të Turizmit dhe Mjedisit, oponentë të papajtueshëm të njëri-tjetrit e një.

Sipas Vasilit, Rama e ktheu turizmin në një hiç. “Turizmi i drogës ka rëndësi për të dhe ai ka shënuar vërtet suksese”, shkruan ai.

Postimi i Vasilit:

Turizëm dhe mjedis bashkë, injoranca bën festë.

Kryeministri shkollëpak çuditi dynjanë dje me injorancën e padëgjuar shtetërore të tij. Turizmin dhe mjedisin, oponentët e papajtueshëm të njëri-tjetrit, injoranca e frikshme e kryeministrit i vuri bashkë.

Turizmin, nga mundësi madhore zhvillimi e ktheu në hiç. Turizmi i drogës ka rëndësi për të dhe ai ka shënuar vërtetë suksese.

Do të kemi qeverinë më të kriminalizuar, por edhe kryeinjoranten e Europës. Shkollëpaktit aferim…