Banorët që preken nga projekti TID së bashku me grupin e banorëve që preken nga projekti i ndërtimit të Unazës që lidh Currilat me rrugën “Aleksandër Goga” janë bashkuar në protestën që po mbahet para bashkisë së Durrësit.
Ata kanë bllokuar rrugën “Aleksandër Goga” nga Prefektura deri në fillim të bulevardit “Epidamn”.
Aktualisht po ndërhyjnë efektivët e policisë, ku kanë mbërritur edhe forcat Shqiponja.
Banorët i kanë bërë thirrje kryetares së bashkisë që të dalë dhe të dialogojë me ta lidhur me shqetësimet që kanë për projektet që prekin banesat e tyre. Ndërkohë po mbahet mbledhja e Këshillit Bashkiak.





