Britania duket se do të goditet nga ‘mbetjet’ e uraganit Maria dhe pjesë të uraganit Lee, ndërsa dy stuhitë po përshpejtojnë drejt Atlantikut të Veriut, paralajmërojnë meteorologët.
“Maria” është duke lëvizur për në veri drejt bregut lindor të SHBA've dhe ka të ngjarë të bashkohet me Uraganin “Lee”.
Të paktën 25 njerëz janë vrarë nga stuhia vdekjeprurëse, dhe parashikuesit besojnë se të dyja do të bashkohen për të formuar një super-stuhi në të gjithë Atlantikun.
Stuhia ka të ngjarë të lëvizë nga rrymat ajrore dhe të përfshijë ishujt britanikë dhe Evropën Veriore.
“Kokteji” i fuqishëm është parashikuar të mbërrijë në Britani të hënën e ardhshme.
Zonat perëndimore ka të ngjarë të jenë të goditura nga stuhia më e keqe dhe disa parashikime thonë se erërat mund të jenë një “forcë e zjarrtë”.
Eleanor Bell, meteorolog kryesor i The Weather Channel, tha: “Ne kemi besim të plotë, se do të kemi një fillim jave shumë të lagësht dhe shumë me erë për javën e ardhshme.
“Mbetjet e Maria pritet të lëvizin në të gjithë Britaninë rreth të hënës. Kjo do të sjellë shira të dendur dhe erëra shumë të forta në Britani”.