Teuta në basketboll për meshkuj zhgënjen në Shkodër përballë Vllaznisë, që fitoi me shifrat 86-81 gjysmëfinalen e dytë play off duke barazuar 1-1 serinë e takimeve.
Ndeshja luajtur në “Qazim Dervishi” ishte në përgjithësi e ekuilibruar, por me një avantazh të lehtë të ekipit vendës.
Shkodranët udhëheqin 23-18 pas periodës së parë dhe këtë avantazh e mbrojnë edhe në minutat në vijim (42-38 mbyllet pjesa e parë).
Përpjekjet e Teutës nuk japin rezultatin e duhur, ndërsa Vllaznia mbrohet mirë dhe arrin të fitojë 86-81 para publikut të saj.
Saab me 37 pikë ishte shënuesi më i mirë për shkodranët, për Teutën, Bacon realizoi 32 pikë e Lawani 23 pikë e 16 rebound.
Me serinë e ndeshjeve që shkoi në 1-1, do të luhen të paktën 4 sfida, pasi në finale shkon ekipi që fiton 3 nga 5 ndeshjet gjysmëfinale.