Teuta në basketboll për meshkuj mori një fitore tepër të rëndësishme sonte në mbrëmje duke mundur 90-81 Tiranën në pallatin e sportit “Ramazan Njala”.
Pas këtij triumfi, “Djemtë e Detit”, ngjiten në vendin e dytë me 27 pikë, duke parakaluar Tiranën, një kundërshtar direkt për titullin kampion.
Jay Thomas Small dhe Patrick Bacon spikatën për Teutën me nga 20 pikë secili, ndërsa Turner u ndal në 15 pikë. Gjithashtu Bacon, regjistroi edhe 9 ribaund dhe 8 asiste.
![](https://durreslajm.al/app/uploads/2024/03/93660bd7-a419-4ef3-a0cc-5cff5b4d1f1a-1024x680.jpeg)
![](https://durreslajm.al/app/uploads/2024/03/5240d453-be30-40d6-ab50-d9e02135a534-1024x680.jpeg)
Te Tirana baskeybollisti më produktiv ishte Hysenagolli me 23 pikë dhe 17 ribaund.
“Ishte një fitore shumë e rëndësishme për kampionatin, pasi na afron më tepër me play-offin. Objektivi ynë është titulli kampion dhe do të bëjmë gjithçka për ta sjell titullin në Durrës”, tha kapiteni i Teutës, Kristi Gorea.