Luka Donçiç është nga një planet tjetër. Basketbollisti slloven ishte protagonisti kryesor i fitores së Dallas Maveriks kundër Atlanta Houks me rezultatin 143-148. 24-vjeçari realizoi plot 73 pikë në këtë takim, duke u futur mes lojtarëve që kanë kaluar kuotën 70 pikë në një ndeshje.

Gjithashtu Donçiç u bë dhe i katërti në historinë e NBA që shënon më shumë pikë në një takim të vetëm, teksa sipër tij ndodhen Uilt Çambërlein dy herë dhe Kobi Brajant.