Besëlidhja ka hedhur dhe një hap tjetër drejt titullit kampion në basketboll për meshkuj, teksa të shtunën pasdite, në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” Durrës, ka mundur Teutën, 91-75.
Lezhjanët luajnë mirë që në periodën e parë, të cilën e kanë fituar 21-18.
Po kështu bëjnë dhe në të dytën, që e kanë fituar 21-17 dhe në pushim kanë kryesuar 42-35.
Edhe pas pushimit skuadra e Afrim Bilalit nuk përmbahet. 24-18 perioda e tretë për lezhjanët, që kanë thelluar në 66-53.
E fundit 25-22 dhe përfundimisht 91-75 për Besëlidhjen, që kryeson serinë e finaleve, 2-0. Besëlidhja sfidën e radhës do ta luajë në kryeqytet (shtëpia e saj).
Hamati me 19 pikë ishte shënuesi më i mirë për Besëlidhjen, ndërkohë që nga lojtarët e stolit erdhën 40 pikë.
Për Teutën u dalluan Memcaj me 20 pikë e Small me 18 pikë, por të pambështetur sa duhet nga pjesa tjetër e ekipit.
Këtë sezon, skuadra kampione shpallet ajo që fiton 4 nga shtatë ndeshjet finale play off, pra ka ende rrugë të gjatë për t’u bërë.