Besëlidhja e Lezhës është kampione e Shqipërisë në basketbollin për meshkuj sa i takon sezoni 2023-24. Lezhjanët fituan edhe finalen e katërt play-off kundër Teutës, duke e çuar në 4-0 serinë e dueleve për të fituar trofeun.
Në “Ramazan Njala” të Durrësit, dueli i katërt final u mbyll 67-105, me lezhjanët që kanë dominuar një sezon duke mos pësuar asnjë humbje.
Çereku i parë u mbyll 16-27 për Besëlidhjen, me lezhjanët që fituan edhe tre periodat pasardhëse me rezultatet 20-27, 18-30 dhe 13-21, për rezultatin final 67-105. Besëlidhja ul nga froni Tiranën, teksa për lezhjanët Julian Hamati ishte më i miri në fushë me 18 pikë.
Tek Teuta 21 pikë shënoi Jay Thomas, por pa ia dalë që të dërgojë duelet play-off në sfidën e pestë. Kështu, me rezultatin 4-0 në serinë finale Besëlidhja shpallet kampion në baskebollin shqiptar të meshkujve