Java e 8-të e Superligës në basketboll për meshkuj ka dhuruar emocione pa fund, pasi janë zhvilluar dy ndeshje derbi, në Tiranë e Durrës.

Në “Fahrie Hoti”, skuadra e Tiranës fitoi 92-83 ndaj Partizanit në derbin kryeqytetas, një hakmarrje e bardheluve për humbjen e fazës së parë. Në Durrës, skuadra e Goga Basket mundi 80-76 Teutën, një ndeshje me emocione deri në sekondën e fundit, pasi të dyja ekipet e kërkuan këtë sukses.

Ndeshja është përgjatë gjithë kohës e ekuilibruar, me skuadrat që nuk tolerojnë, por basketbollistët e Goga Basket janë më të saktë në momentet vendimtare, duke arritur të fitojnë.

Teuta gaboi atëherë kur nuk pritej, duke pësuar disfatën e tretë, ndërsa për Goga Basket vjen një hakmarrje pas humbjes në fazën e parë.