10 gusht 2015 – Shtatë humbje në po kaq ndeshje ishte bilanci i kombëtares shqiptare U-18 në basketboll për femra në Kampionatin Europian të Basketbollit divizioni B, zhvilluar në Bukuresht prej datës 30 korrik deri më 9 gusht.

Humbjen më të thellë vajzat tona e regjistruan kundër Suedisë në shifrat 106 – 21, ku në një prej periodave, vajzat tona arritën të realizojnë vetëm 2 pikë.

Ja dhe rezultatet e arritura nga kombëtarja jonë U-18 në këtë europian:

Shqipëri – Bjellorusi   21 – 100

Shqipëri – Turqi         31 – 102

Shqipëri – Suedi          21 – 106

Shqipëri – Zvicër        22 – 95

Shqipëri – Irlandë      47 – 78

Shqipëri – Qipro        57 – 84

Shqipëri – Islandë     50 – 70

Tashmë radhën e ka kombëtarja e vajzave U-16 që do të marrë pjesë në Divizionin B  të Kampionatit Europian që do të zhvillohet në Ohër dhe Strugë të Maqedonisë nga data 13 deri 23 gusht. Kombëtarja jonë është në grupin A së bashku me Danimarkën, Suedinë, Zvicrën dhe Rumaninë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/