Gjithçka e thjeshtë për Teutën në transfertën e Elbasanit, takim i javës së 13-të në Kategorinë e Parë të basketbollit për femra. Durrsaket triumfuan dje me rezultatin treshifror 69- 104 (17-28, 19-23, 17-28, 16- 25) në transfertë.

Një takim i dominuar nga Teuta ndaj vajzave verdheblu që njohin vetëm humbje. Bregdetaret mbajnë gjallë shpresat për “play off”-in, ndërsa MVP e ndeshjes u shpall Aniylah Bryant, protagoniste me tripletë dyshifrore: 36 pikë, 13 kërcime dhe 10 asistime. Për Elbasanin më e mira ishte Rexhina Hasa, autore e 29 pikëve dhe 12 kërcimeve.