Kategoria e Parë e basketbollit për femra ka zhvilluar të shtunën edhe ndeshjet e dyta gjysmëfinale të “play off”-it. Flamurtari mundi Teutën në Durrës në shifrat 75-87 (17-22, 23-21, 15-27, 20-17).
Vendimtare për vlonjatet ishte perioda e tretë, e fituar me 12 pikë. Crystal Thomas me 19 pikë e 12 kërcime udhëhoqi Flamurtarin në këtë sukses.
Për Teutën shënuesja më e mirë ishte Jainaya Jones me 24 pikë. Tashmë Tirana dhe Flamurtari janë vetëm 1 fitore larg kalimit për në finale, skuadra këto që u përballën për trofeun më të rëndësishëm kombëtar edhe në edicionin e kaluar, me ekipin bardheblu që fitoi titullin.