Kategoria e Parë e basketbollit për femra ka kompletuar javën e 19- të. Pas arritjes së objektivit në Ligën Unike, duke u bërë pjesë e “Final 4”, Partizani i basketbollit të femra ka mundur dje Teutën. Të kuqet triumfuan me rezultatin 88-84 (27-28, 22- 15, 17-20, 22-21) në “Asllan Rusi”.
Megjithatë, për të mbërritur te fitorja, kryeqytetaseve iu desh të djersinin jo pak, kjo për meritë të Teutës, pasi bregdetaret rivalizuan deri në fund. Ornela Lalaj me 19 pikë, 16 kërcime dhe 4 asistime si dhe Sarah Mgbeike me 20 pikë, 13 kërcime e 6 asistime, bënë diferencën për Partizanit.Te Teuta nuk mjaftoi e zakonshmja Aniylah Bryant, protagoniste me 42 pikë e 10 kërcime, mbështetur nga Jainaya Jones me 21 pikë.