Përballja midis Teutës dhe Vllaznisë ishte me rivalitet dhe luftë të fortë sportive deri në sekondat e fundit. Një takim mes dy kundërshtareve direkte për zonën “play off”, ndërsa në fundit festoi ekipi bregdetar.
Kështu Teuta triumfoi me rezultatin 76-80 (21-20, 25-25, 17-16, 13-19) në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, duke e bërë diferencën vetëm në periodën e fundit. Shkodranet, me një ekip komplet vendor, të përbërë nga vajza të reja, provuan të rivalizonin deri në fund ndaj durrsakeve që luajnë me 4 basketbolliste të huaja në gjirin e tyre.
Megjithatë në momentet kyçe të sfidës, kualiteti më i lartë e skuadrës mike bëri diferencën. Aniylah Bryant me 34 pikë, Shernecia Martin-Scott me 20 dhe Jainaya Jones me 16 pikë udhëhoqën Teutën në Shkodër. Për vajzat kuqeblu nuk mjaftoi e zakonshme Bernarda Rreshpja, protagoniste me 40 pikë, mbështetur nga Melida Hykaj me 17 dhe Ingrit Dashja me 14 pikë.
Pas kësaj ndeshjeje, Teuta dhe Vllaznia ndajnë vendin e katërt dhe të pestë me bilanc të njëjtë prej 5 fitoresh dhe 8 humbjesh secila.