Daniel Lekndreaj është basketbollisti më i ri i Goga basket. Ai ka ardhur nga Partizani, ndërsa tani do mbrojë të tjera ngjyra. Lekndreaj ka qenë pjesë e U18 Albania dhe U20 Albania. Pritet me kuriozitet paraqitja e tij në fushë, duke ditur dhe potencialin dhe cilësitë që ka.
Një largim i papritur ky te rivalët por në fund të fundit do respektohet dëshira e gjithkujt. Djaloshi i ditëlindjes 1997 vjen në këtë eksperiencë të re dhe mosha që ka tregon që do jetë një sfidë më vete.
Se sa i suksseshëm do jetë Lekndreaj, do e tregojë koha. Përshtatja mund të vijë shpejt duke ditur stilin e lojës që vet basketbollisti ka.





