Në WNBA janë shënuar incidente të pazakonta. Gjatë ndeshjes Atlanta Dream kundër Golden State, një tifoz ka hedhur në parket një lodër seksi. Incidenti në Atlanta ndodhi në fund të periodës së katërt të ndeshjes në “College Park” të Xhorxhias, kur papritur drejt fushës fluturoi një vibrator, duke sjellë edhe ndërprerjen e takimit për disa minuta. Një situatë që solli edhe ndërhyrjen e policisë, që sekuestroi objektin, për të vënë në pranga autorin. Ky moment u kalua me të qeshura nga lojtaret në parket, por jo nga Liga, e cila Liga, paralajmëroi se çdo person që hedh sende në fushën e lojës do të përjashtohet nga arena dhe do të përballet me një ndalim prej të paktën një viti. Ky ishte incidenti u dytë i ngjashëm brenda pak ditëve në WNBA, pasi një tjetër lodër seksuale u hodh në parket edhe në Çikago, në sfidën Chicago Sky – Golden State, me gjyqtaren që e largoi objektin me fusha.
“Siguria në arenë është prioritet i lartë për ligën tonë. Çdo objekt i hedhur drejt fushës apo tribuna mund të paraqesë rrezik për lojtarët, gjyqtarët dhe tifozët. Sipas protokolleve të sigurisë së WNBA-së, çdo tifoz që hedh qëllimisht objekte në parket do të largohet menjëherë dhe do të përballet me një ndalim minimal njëvjeçar, si dhe me pasoja ligjore,” njofton liga në komunikatën e saj. Kujtojmë se arenat e WNBAsë kanë procedura sigurie, shumë prej të cilave kanë ose një politikë kundër çantave ose shpesh të kufizuara në madhësi. Çdo çantë i nënshtrohet kontrollit pas hyrjes në arenë.





