Janë luajtur 4 ndeshjet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj, duke përcaktuar edhe katër skuadrat gjysmëfinaliste (të hënën do të hidhet shorti). Ndeshje ku nuk kanë munguar emocionet e rivaliteti, si në Shkodër, ku ekipi mik i Kamza Basket fitoi 73-69 ndaj Vllaznisë, një rezultat disi surprizë.
Shkodranët bënë një ndeshje të dobët, gjithnjë në ndjekje të ekipit kryeqytetas, që pati një epërsi të lehtë gjatë gjithë kohës dhe e meritoi fitoren. Në tri takimet e tjera fitojnë skuadrat vendase, ku Tirana kampione mundi pa shumë probleme 91-63 Goga Basket. Kjo e fundit, që dominon në Kategorinë e Parë, pësoi humbjen e parë sezonale ndaj kampionëve të Shqipërisë.
Fitore të lehtë arrin edhe Teuta, që mposhti 92-59 Apoloninë, ndeshje e dominuar nga basketbollistët durrsakë, që avancojnë më tej. Në gjysmëfinale shkon edhe Partizani, që mundi 85-70 Barleti Eagles në derbin kryeqytetas, një ndeshje me rivalitet në shumicën e kohës.





