Liga Unike e basketbollit të meshkujve ka zhvilluar javën e gjashtë për fazën e grupeve, e cila ishte edhe java e fundit e sezonit të rregullt në kompeticionin e përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës. Skuadrat e Shqipërisë regjistruan të gjitha humbje në transfertat respektive kundër ekipeve të Kosovës.

Bashkimi mundi Teutën 96-88 (21-26, 21-18, 31-21, 23-23). Një takim interesant, me prizrenasit që e bënë diferencën në periodën e tretë. Për Bashkimin shkëlqyen Smith me 12 pikë, 10 asistime dhe 8 kërcime si dhe një ish-i durrsakëve, Copes, autor i 17 pikëve dhe 15 kërcimeve.

Kujtojmë që Bashkimi dhe Teuta kanë edhe një ndeshje të prapambetur për të zhvilluar, një takim që ka vetëm vlerë statistikore.