Janë luajtur takimet e javës së 13-të të Superligës në basketboll për meshkuj ku Kamza Basket, mposhti 84-70 Teutën dhe shpreson për një vend në play off, pasi fitorja mban në lojë skuadrën e trajnerit Muhametaj.

Ajo që ra në sy ishte loja e dobët e ekipit durrsak (pavarësisht humbjes ruan vendin e dytë), nga i cili pritej më shumë, por Kamza bëri një paraqitje të mirë, duke u shkëputur gradualisht dhe e meritoi fitoren.