Skuadra e Teutës ka fituar 85-83 ndaj Kamza Basket dhe është ngjitur e vetme në krye të renditjes. Një fitore e vështirë e skuadrës durrsake, që korr fitoren e tretë në po kaq javë kampionat, duke kryesuar me meritë kampionatin.
Kamza Basket bëri një ndeshje të mirë, rivalizoi deri në fund dhe me pak kujdes mund të kish marrë suksesin e parë sezonal, por gaboi atëherë kur nuk pritej.
Teuta u tregua më e saktë në momentet vendimtare, duke dalë me fitore nga një fushë e vështirë si ajo e Kamzës, me vendasit që nuk përfituan dot nga faktori fushë, duke qëndruar në fund të renditjes.
Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 3-të të Kampionatit Kombëtar, që mbyllet ditën e diel me takimin Barleti Eagles-Vllaznia.





