Një fitore të vështirë arriti në Shkodër skuadra e Teutës, që mundi 84-76 Vllazninë vendase pas kohës shtesë. Shkodranët u duk se do ta fitonin lehtë ndeshjen, pasi u shkëputën deri në 20 pikë në pjesën e parë, por në pjesën e dytë erdhi përmbysja e Teutës.
Durrsakët ishin gjithnjë në ndeshje, por sekondën e fundit barazuan 70-70 shifrat me Çelën në fund të kohës së rregullt. Në shtesë, basketbollistët e Teutës dominuan lojën, ishin superiorë dhe fituan takimin, duke ruajtur edhe vendin e dytë në renditje.





