Teuta fitoi kryendeshjen e javës, teksa mposhti Vllazninë në Durrës në shifrat 83-74 (24-18, 19-17, 16-19, 24-20).
Pritej një ndeshje e fortë dhe ashtu ndodhi, edhe pse bregdetarët e udhëhoqën rezultatin që prej fillimit të takimit.
Teuta e fitoi çerekun e parë me 6 pikë avantazh, ndërsa perioda e dytë nisi vrullshëm për shkodranët, të cilët pas 3 minutave lojë e përmbysën në 26-27.
Por vendësit e morën sërish në kontroll lojën, ndërsa pjesa e parë u mbyll me një zhytje spektakolare të Bruce, duke bërë që avantazhi i Teutës të shkojë në +8.
Perioda e tretë ishte disi më e mirë për Vllazninë, që ngushtoi në 59-54.
Madje, miqtë u afruan deri në 3 pikë, tre minuta nga fundi i takimit, por bregdetarët në minutat e fundit rikthyen qetësinë, duke krijuar një avantazh komod prej +9 pikësh.
Lojtari i ndeshjes, ishte amerikani Beisch, autor i 27 pikëve, 21 nga të cilat erdhën nga gjuajtjet e sakta për 3.